Pauza në një lidhje nuk është gjithmonë diçka negative, ja si mund të ndihmojë që të afroheni më shumë me partnerin!

Anja Dervishi
14/09/2023

Ndonjëherë mund të mendoni se marrëdhënies tuaj i ka ardhur fundi, edhe pse ky vendim është mjaft i vështirë. Kështu lind dhe ‘pauza’ në lidhje.

Pauza e tillë zakonisht nënkupton se çifti ka marrë vendimin që të ndryshojë statusin e lidhjes në mënyrë që të krijojë hapësirë për ta rivlerësuar atë. Pauza mund të ketë kuptim të ndryshëm në varësi të çifteve. Por, zakonisht kur bëni pauzë nuk duhet të filloni lidhje të tjera.

Ekspertët thonë se nëse gjatë periudhës kur jeni në pauzë me partnerin aktual ju filloni të takoni dikë tjetër, atëherë situata me partnerin aktual vështirësohet dhe ju e keni shumë më të vështirë t’i qartësoni mendimet. Gjatë kësaj kohe duhet të vendosni rregulla dhe synime.

Nëse keni qenë të këqij në komunikim më herët, kjo është periudha më vendimtare ku duhet të komunikoni. Nëse keni vendosur për të marrë një pauzë në lidhje dhe prisni që gjërat do të zgjidhen vetvetiu, e keni gabim. Vazhdoni të komunikoni me njëri-tjetrit përgjatë ‘ndarjes së përkohshme’ dhe qartësohuni se përse doni të jeni në lidhje, çfarë lloji të lidhjes dëshironi, etj.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë ta shmangni seksin me çdo kusht. Shumica e çifteve kanë tendenca të afrohen me njëri-tjetrin pas marrjes së vendimit për pauzë në lidhje sepse iu mungon intimiteti seksual, gjë e cila nuk është indikatori më i mirë nëse lidhja do të funksionojë në të ardhmen.

Pauza nënkupton që dy personat të reflektojnë në lidhje dhe kjo është e pamundur të bëhet nëse vazhdoni të bëni seks. Por çfarë ndodh pas pauzës? Nëse jeni marrë vetëm me problemet që i keni pasur dhe keni arritur t’i zgjidhni ato, atëherë gjërat janë më në rregull. Por, ekspertët rekomandojnë që gjithashtu të analizoni se si ndiheni gjatë kohës që jeni në pushim, a ndiheni më të lumtur dhe më të lehtësuar? Nëse po, atëherë kjo është shenjë se partneri nuk është i duhuri për një lidhje.

Më shumë