“Sanremo Giovani” në Tiranë, ejani të gjithë në sheshin “Italia” më 22 shtator!

Anja Dervishi
20/09/2023

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Bashkinë Tiranë, ka kënaqësinë të paraqesë koncertin SANREMO GIOVANI WORLD TOUR, për të dytin vit në Tiranë dhe për të parën herë në Prishtinë.

Eventi i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe i promovuar në bashkëpunim me RAI, sjell finalistët e Sanremo Giovani 2023, të performojnë në disa nga realitetet më dinamike europiane. Katër kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor – Tirana, Prishtina, Beogradi dhe Sarajeva – do të mirëpresin Martina Beltrami, Maninni, FIAT 131 e Noor në një turne njëjavor: të premten 22 shtator në Tiranë, të dielën 24 shtator në Prishtinë, të mërkurën 27 shtator në Beograd dhe të premten 29 shtator në Sarajevë.

Të ftuar të koncerteve në Tiranë dhe Prishtinë do të jenë edhe dy artistët e njohur shqiptarë MC Kresha dhe Lyrical Son. Koncertet do të moderohen nga këngëtarja Marsela Çibukaj.

22.09.2023 ore 20:00

Piazza Italia / Sheshi Italia – Tiranë

Ingresso libero / Hyrja e lirë

Më shumë