“TirAnAgro”, panairi më i madh bujqësor e blegtoral.

Sindi Metushi
20/09/2023

“TirAnAgro”, panairi më i madh bujqësor e blegtoral, do të mbledhë edhe këtë vit fermerë, konsumatorë dhe biznese të sektorëve të produkteve të konsumit.

I shndërruar në një partner besnik ndaj biznesit mbarëshqiptar, “TirAnAgro” siguron një mjedis optimal për të gjithë ekspozuesit për të promovuar me sukses produktet dhe ofertat e tyre.

Ky event, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi për prodhuesit, distributorët dhe konsumatorin shqiptar do të mbahet në datat 21 deri më 24 shtator në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Ftohen të marrin pjesë sektorët: Produkte ushqimore, produkte dhe nënprodukte mishi, kantina vere, vaji i ullirit, agroturizëm, kulinari, produkte bulmeti, banka dhe institucione financiare, uji dhe filtrat e ujit, birrari, kafene, pije freskuese dhe energjike, produkte bio etj.

Më shumë