Romanca në filmin “Në kuadër të dasurisë”/Koloreto Cukali: “Ka pasur më shumë se një puthje…”

Anja Dervishi
25/09/2023

Prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Tashmë më në fund pritjes i erdhi fundi dhe më në fund është publikuar traileri i “Në kuadër të dashurisë”. Premiera do të prezatohet më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve. Lidhur me filmin, përmbajtjen, aktorët dhe shumë të tjera, ka qënë i ftuar në “Ftesë në 5”, regjisori Koloreto Cukali, i cili na ka shuar pak kureshtjen mbi “Në kuadër të dashurisë”…

Si ka ndikuar konflikti i “Big Brother” i dyshes Olta – Luiz?

Nuk e di se sa të ndërgjegjshëm janë një pjesë e mirë e shqiptarëve për këtë, por ajo është një lojë. Në momentin që loja mbaron, lojëtarët i japin dorën njëri-tjetrit. Mendoj se të dy kanë krijuar një kimi të jashtëzakonshme në film, ndoshta është një kimi e mbartur nga “Big Brother”. Janë të dy shumë të vërtetë në rolet që luajnë. Luajnë në mënyrë jo vetëm korrekte, por edhe duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ka qenë shumë komode për mua të punoja me ta dhe nuk e di të kemi pasur problem, nga ato që publiku tifoz mund të mendojë. Unë e di që publiku do të shkojë për të parë Luizin, por do të duke menduar për personazhin e Besit. Sikurse do të shkojnë për të parë Oltën, por do të dalin me personazhn e Jonidës. Ti shkon për të parë dy aktorë, por del me dramën e personazheve që ata luajnë. Është një dramë bashkëkohore, konflikti që ky çift ka është shumë real. Në të vërtetë ata nuk janë Olta dhe Luizi, por Jonida dhe Besi, një çift i martuar, i lidhur që në kohë të mesme, të cilët pasi kanë jetuar shumë vite së bashku, befas bien në rutinë dhe kujtojnë se dashuria ka përfunduar.

Kanë qenë skena të vështira puthjet mes çifteve Olta-Luiz dhe Sara-Roerd?

Ka pasur më shumë se një puthje. Në momentin që ke të bësh me profesionistë është shumë e lehtë. Nuk janë puthje të sforcuara dhe për të krijuar sensacion, por janë puthje që i dikton ngjarja dhe historia. Jemi përpjekur që të sjellim dy histori paralele. Njëra është dashuria e konsumuar që është pak e vyshkur dhe është në rrezik, gati në greminë. Dhe tjetra është dashuria e re që po lind, e cila e do puthjen patjetër brenda. Është thjesht aktrim.

Më shumë