Dokumentari “THE SEEDS OF TIME” do të shfaqet në Tulla – Culture Center

Sindi Metushi
03/10/2023

Shfaqje filmi!

THE SEEDS OF TIME

Ju ftojmë të na bashkoheni për të ndjekur dokumentarin ‘The Seeds of Time’ që do të shfaqet në Tulla – Culture Center më 4 Tetor ora 16:30 në kuadër të një prej modeleve pilote që GIZ mbështet siç është Autochthonous Seeds. Ky dokumentar shfaq punën e pionierit të bujqësisë Cary Fowler, i cili garon me kohën për të mbrojtur të ardhmen e ushqimit tonë, në një kontekst të ndryshimeve klimatike. Me pak kohë për të humbur, si Fowler ashtu edhe fermerët nisin udhëtime pasionante dhe personale që mund të shpëtojnë të vetmin burim pa të cilin nuk mund të jetojmë: farat tona.

DITA / ORA

(E mërkurë) 16:30

VENDI

Tulla – Culture Center

Rruga Hiqmet Delvina

Më shumë