Për ju që nuk i bëni naze sushit, ndoshta ka ardhur koha të dini disa gjëra për ushqimin tuaj të preferuar!

Marisa Karabeci
05/10/2023

Ngrënia e sushit, nëse peshku është i cilësisë së shkëlqyer, nuk është në vetvete një aktivitet i rrezikshëm. Por si të gjitha ushqimet e ngrëna të gjalla, ky ushqim i shijshëm mund të strehojë baktere të padëshiruara dhe të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Sipas një studimi të publikuar në “Frontiers in Microbiology”, sushi mund të përmbajë baktere që janë përgjegjëse për nxitjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Bakteri më i frikshëm kur bëhet fjalë për sushin është Listeria monocytogenes, përgjegjës për listeriozën, një infeksion i kontraktuar përmes ushqimit të kontaminuar. Hyejeong Lee, një bioteknolog dhe shkencëtar ushqimor, do të donte të hulumtonte në sushi praninë e një gjinie më pak të njohur bakteresh, Aeromonas, një patogjen i përhapur gjerësisht në mjediset ujore që mund të infektojë ata që konsumojnë të gjallë.

Shkencëtari gjurmoi 22 lloje të ndryshme në 8 lloje peshku të papërpunuar të shitur për konsum të drejtpërdrejtë në Norvegji, vendin që “shpiku” sushin e salmonit. “Rezultatet tregojnë se përpunimi i butë që marrin këto produkte peshku nuk garanton frenimin e baktereve të gjinisë Aeromonas”,-thotë Lee. Sipas shkencëtarit, shumica e këtyre varianteve të Aeromonas janë ndoshta patogjene dhe shoqërohen me probleme gastrointestinale, edhe nëse për një individ të shëndetshëm rreziku për t’u sëmurë rëndë nga ky bakter është shumë i ulët.

Aspekti më shqetësues ka të bëjë me fenomenin e rezistencës ndaj antibiotikëve, të cilin Aeromonas duket se e lehtëson. Në fakt, këto baktere shkëmbejnë rregullisht materialin gjenetik me mikroorganizma të tjerë kur ndodhen në det. Do të thotë se atoamund të fitojnë gjene që lehtësojnë rezistencën ndaj antibiotikëve dhe t’i kalojnë ato te bakteret e tjera, pasi ato, nëpërmjet peshkut të papërpunuar arrijnë të përhapen nga deti në organizmin tonë, në mjedisin që frekuentojmë.

Më shumë