Nëse po ankoheni se keni shtuar paksa në peshë, kemi një zgjidhje të thjeshtë…flini nudo!

Anja Dervishi
18/10/2023

Fjetja pa rroba është një shenjë e mirë vetëbesimi dhe mund të nxisë intimitetin me partnerin. Por, a e dini se ka avantazhe të tjera më surprizuese që mund të ndodhin nëse ju vendosni të flini nudo? Ekspertët thonë se mund të humbni peshë dhe kjo ka të bëjë me temperaturën e ulët ndaj së cilës trupi ekspozohet kur rrobat hiqen para gjumit.

Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit, temperaturat e ftohta gjatë natës rrisin yndyrën kafe, yndyra që djeg më shumë energji, në trupin tonë, e cila përshpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë kontribuon në humbjen e peshës. Ne kemi dy lloje kryesore të yndyrës, yndyrë të bardhë dhe yndyrë kafe. Yndyra e bardhë është në thelb ruajtja e energjisë që ndodh kur merrni kalori shtesë, yndyra kafe aktivizohet në mjedise të ftohta, duke djegur energji për të ruajtur temperaturën e trupit.

Gjumi nudo mund të ulë stresin, i cili gjithashtu ndikon në humbjen e peshës. Ju ndoshta e keni zakon të flini me rroba, por duhet ta dini se një temperaturë e ulët ndikon direkt në një gjumë të shpejtë dhe më cilësor. Kjo ka të bëjë me ritmin cirkadian dhe temperaturën optimale të trupit për gjumë. Katherine Hall, një psikologe gjumi shpjegon se:

Gjatë ritmit normal cirkadian njerëzor, gjumi ndodh kur temperaturat janë në rënie. Kjo rënie e temperaturës fillon rreth dy orë para se të flini, që përkon me lirimin e hormonit të gjumit melatoninës.

Ftohja e trupit duke fjetur nudo ju ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni një gjumë më cilësor. Për ata që duan të provojnë të fjeturit pa rroba, sigurohuni që të bëni dush para gjumit për të shmangur ndotjen e çarçafëve.

Më shumë