Për flokë dhe lëkurë sa më të shëndetshme zgjidhni të flini në një jastëk të mëndafshtë!
Jastëku i mëndafshtë bën mrekulli për flokët dhe lëkurën. Nëse do e provonit një herë, atëherë do e vinit re se sa e domosdoshme është për lëkurën tuaj. Është një sekret shumë i vjetër bukurie. Mëndafshi mund të ndihmojë në mbajtjen e flokëve në gjendje të shkëlqyer. Megjithatë, anët pozitive nuk ndalen te flokët, por mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe eliminimin e rrudhave.
Mëndafshi zvogëlon fërkimin midis këllëfit të jastëkut dhe lëkurës ose flokëve në krahasim me atë që ndodh me një këllëf pambuku. Gjithashtu, pambuku mund të thithë më shumë nga produkti që vendosni gjatë natës. Me mëndafsh, gjithçka qëndron në vend. Gjatë natës flokët tuaj fërkohen vazhdimisht me jastëkun dhe si rezultat jo vetëm që do të zgjoheni me flokë të çrregullt, por ky dëmtim i përsëritur përfundimisht mund të dobësojë fijet tuaja.