Jo vetëm në tryezat tuaja, si mund ta përdorni rigonin për shëndetin e flokëve dhe thonjve!

Marisa Karabeci
02/11/2023

Për shkak të përbërësve medicinalë dhe vajrave esenciale që disponon, rigoni është jashtëzakonisht efektiv për probleme të shumta shëndetësore. Hulumtimet kanë treguar se ka dy deri në tre herë efektin antioksidues më shumë se bimët e tjera, madje 42 herë më shumë se ai i mollëve, 30 herë i patateve, 12 herë i portokalleve, etj. Rigoni mund të përdoret edhe për flokë apo thonjë më të fortë. Rigoni njihet për vetitë e tij antibakteriale që largon bakteret dhe infeksionet e ndryshme që mund të prekin trupin.

Për të larguar infeksionet fungale nga thonjtë tuaj mjafton të përzieni gjysmë gote me kripë të trashë me një filxhan kafe sodë buke në një legen me ujë të vakët dhe zhysni këmbët apo duart në të. Lërini të qetësohen për 20-30 minuta e më pas thajini ato me një peshqir. Merrni pak vaj rigoni në duar dhe lyeni me kujdes të gjithë zonën ku keni infeksionin. Në mënyrë që thonjtë tuaj të shërohen plotësisht mundohuni që të mos kenë lagështi dhe t’i lyeni me vaj rigoni 3 herë në ditë.

Kundër zbokthit dhe skalpit të thatë

Hidhni në duar 2-3 pika vaj rigoni, fërkojini mirë dhe masazhoni me to kokën. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe disa pika vaj bajamesh, kokosi apo ulliri. Lëreni këtë masë të veprojë në kokën tuaj për 45 minuta e më pas shplani flokët me shampo. Gjithashtu mund të hidhni 2-3 pika vaj rigoni në shampon tuaj dhe ta masazhoni kokën disa minuta rradhazi teksa lani flokët.

Mjafton të përzieni në një gotë me ujë 1-2 lugë gjelle rigon të thatë dhe 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje. Këtë masë ngroheni për 45 sekonda ose për 30 sekonda në mikrovalë dhe lëreni të ftohet. Hidheni masën në një shishe me spruco dhe spërkasni flokët pasi të dilni nga dushi. Këtë trajtim duhet ta ruani të mbyllur në frigorifer për jo më shumë se 1 javë.

Më shumë