“Në kuadër të dashurisë” mund filmin “Killers of the Flower Moon” në javën e premierës në kinema!

Anja Dervishi
04/11/2023

“Në kuadër të dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit. Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.

Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku interes, humor dhe shumë dashuri.

Filmi më i komentuar i momentit vazhdon të thyejë rekorde dhe po del jashtë çdo parashikimi. E tashmë “Në kuadër të dashurisë” ka një tjetër arritje…

Për të katërtën javë radhazi, “Në kuadër të dashurisë” është filmi më i ndjekur në kinema. Në këtë mënyrë, ka ‘mundur’ kështu dhe “Killers of the Flower Moon”, i regjisorit të njohur Martin Scorsese, ku luajnë aktorë të famshëm e shumë të talentuar si Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, apo Brendan Fraser.

“Killers of the Flower Moon” pati premierën në kinema këtë javë dhe duhet thënë se është diskutuar mjaft në rrjet, duke u përfolur gjithashtu nëse mund të jetë pretendent për të fituar një çmim Oscar. Nga ana tjetër, “Në kuadër të dashurisë”, më herët ka arritur që t’ia kalojë dhe filmave hit “Barbie” dhe “Oppenheimer” në kinema Cineplexx!

Më shumë