Creative morning – Native me Linda Mënikun te “COD Kryeministri”
Tema globale e CreativeMornings për muajin shkurt është NATIVE, rreth së cilës do të flitet në 238 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar pedagogen e Departamentit të Gjuhësisë, Prof. As. Dr. Linda Mëniku, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Ka shumë fjalë gjegjëse në shqip për fjalën native të anglishtes: amtar, anas autokton, lokal, rrënjës, i vendit vendës etj. Këto fjalë lidhen me vendlindjen dhe me atdheun tonë, me vendin ku janë jetuar të parët tanë, me gjuhën e parë që flasim etj.
Gjuha dhe identiteti kombëtar/lokal kanë një lidhje të thellë. Gjuha amtare na jep një lidhje të thellë me rrënjët tona dhe nxit një ndjenjë kolektive të përkatësisë. Përkatësia mund të shprehet gjuhësisht në mënyra të ndryshme, p.sh. si varietet gjuhësor. Një simbol i ndjenjës së përkatësisë së një komuniteti dhe i ndjenjës së identitetit lokal është gjithashtu një dialekt.”
Linda Mëniku është pedagoge në Departamentin e Gjuhësisë, Universiteti i Tiranës. Është e specializuar në analizën e diskursit, gjuhësi teksti, në gjuhën shqipe për të huajt dhe diskursin mediatik.
Linda është lektore e kursit të gjuhës shqipe në Universitetin Shtetëror të Arizonës që nga viti 2003.
Është autore e librit “The Gheg Reader”, publikuar nga Dunwoody Press, autore e librave “Discovering Albanian”, publikuar nga Universiteti i Uinskonsinit, Colloquial Albanian, publikuar nga Routledge, Advancing in Albanian, publikuar nga Slavica, Universiteti i Indianës.
Linda është përfaqësuese e Këshillave Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar në Shqipëri që nga viti 2003.
Eventi do të mbahet të premten, datë 9 shkurt, ora 10:00, te COD, Tiranë