Art

Zbuloni gjithçka për “Tirana Harmoni Fest” që do të organizohet në datat 7-8-9 Prill në Tiranë!

Silvia Tabaku
07/04/2024

Tirana Harmoni Fest do të organizohet në datat 7-9 prill 2024, ora 9:00-23:00. Aktivitetet do të mundësohen në disa vendndodhje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë, ekzaktësisht në ‘Sheshin Bukuresht’, në ‘Qendrën e Artit Agimi’, ‘Europe House’ dhe ‘Kinema Millenium’. Për të gjithë adhuruesit e artit, pikturës, panaireve, muzikës, filmave, dokumentareve dhe portreteve.

Pjesëmarrja në çdo event është falas dhe ka organizime të ndryshme për secilën prej ditëve.

Në datën 7 prill, aktivitetet janë në ‘Qendrën e Artit Agimi’. Në orën 17:00, unaza e madhe e Tiranës kalon në mes të lagjes së romëve në Selitë. Më pas, në orën 18:30, “Trapped by Law”, 90 minuta me Kafaet dhe Selami, dy vëllezër të rinj, artistë të repit të deportuar nga Gjermani në Kosovë. Ata u rritën në Essen, Gjermani me kulturën hip-hop dhe si azilkërkues që nga viti 1988. Kthim apo mërgim? Për të vijuar më tej në 20:15 me Roaming-No Network për rreth 40 minuta.

Vijojmë poashtu me aktivitetet në ‘Qendrën e Artit Agimi’, në 8 prill. Në orën 11:30 “Trapped by Law”, për t’i lënë radhën “Snajka: Diary of Expectations” në orën 15:00. Çifti i sapomartuar kroato-rom, Tea dhe Mirsad, po përpiqen të jetojnë së bashku, në pezull midis pritshmërive nga familjet dhe komunitetet me prejardhje kulturore të papërputhshme që nuk pranojnë diversitet. Më pas në 16:30, “Queen of Silence”, një dokumentar me shpirt muzikor rreth një vajze cigane të shurdhër që bie në dashuri me Bollywood-in.

Në datën 8 prill, aktivitete ka edhe në ‘Sheshin Bukuresht’. Nga ora 9:00-23:00 do të organizohet një panair me stenda me disa nga punimet më fine të mjeshtërve nga Tirana & Elbasani. Ejani të gjeni punime shelgjesh, libra, kukulla, sende me grep, sapunë apo bizhu. Ndërkohë, në orën 19:00 për të gjithë dashamirësit e muzikës së mirë, do të ketë DJ, si edhe Gipsy Groove Band dhe Romanipe Band.

Në të dyja datat 7 dhe 8 prill, në ‘Qendrën e Artit Agimi’, në orën 10:00 do të jetë “Kavaleta mes imazheve”, një ekspozitë ekskluzive e fotografit Xhemali Moku.

Sa i përket datës 8 prill, nga ora 9:00-20:00, “Kavaleta & Skulptura”, piktura dhe skulptura nga artistët Dejvi Koci dhe Oktavio Kazanxhiu në ‘Europe House’.

Poashtu në 8 prill, në ‘Kinema Millenium’, në orën 18:30, premiera e dokumentarit “Rrugëtimi”, i cili tregon zhvendosjen e romëve në Tiranë nga Bregu i Lumit në Lanabregas.

Për më tepër informacion, kontaktoni në https://www.tiranaharmonifest.com/

Më shumë