Arsyet se përse duhet të mbani një buqetë eukaliptusi në tualetin e shtëpisë suaj!

Marisa Karabeci
15/04/2024

Për një tualet që të duket si një qendër Spa, e gjitha çfarë duhet të bëni është që të vendosni një buqetë të vogël degësh eukaliptusi në kokën e dushit apo diku në afërsi, që teksa të jeni duke bërë dush të lirojë aromë të këndshme dhe qetësuese.

Gjithashtu do t’ju ndihmojë maksimalisht të relaksoheni. Aroma e eukaliptusit e përzier me avullin e ujit ka edhe një efekt të rëndësishëm. Eukaliptusi do të lehtësojë frymëmarrjen kur i keni hundët të bllokuara. Pikërisht për këtë shkak eukaliptusi është përbërës i shpeshtë i preparateve, të cilat i fërkojnë në gjoks për frymëmarrje më të lehtë dhe i vënë në aparate të cilat e bëjnë ajrin të lagësht.

Kur e mbani në banjë derisa jeni duke bërë dush, avulli i ujit do të lirojë vajra esencialë të eukaliptuesit, të cilat ndihmojnë në pastrimin e hundës së mbyllur dhe në eliminimin e inflamacionit që ka të bëjë me infeksionin e sinusit dhe bronkitit.

Për efekt maksimal, do të jetë e mjaftueshme një tufë e vogël degësh eukaliptusi që do të mund të zgjasë rreth një muaj. Kini kujdes që eukaliptusi të mos jetë në kontakt me ujin. Kujdesi është i nevojshëm nëse keni qen apo mace në shtëpinë tuaj të cilët nuk duhet të kenë kontakt me eukaliptusin, sepse nëse e hanë mund të jetë jashtëzakonisht toksike për ta.

Më shumë