World Youth Orchestra

Sindi Metushi
03/05/2024
Shfaqje muzikore dhe poezie në italisht dhe arabisht frymëzuar nga romani Një mijë e një net
World Youth Orchestra u krijua më 15 shtator 2001, si një instrument i diplomacisë kulturore dhe paqeruajtëse, duke afirmuar besimin tek vlerat universale si paqja, vëllazëria, të drejtat e barabarta dhe dinjiteti njerëzor, si dhe duke dëshmuar këto ideale në veprimet e gjithsecilit.Shfaqja “Le due lune” është realizuar në Vende të ndryshme, duke kulmuar me Expo Dubai 2020 dhe është një performancë muzikore e teatrale, kushtuar bukurisë së tingujve dhe fjalëve. Tingujt dhe fjalët ndërthuren në një dialog midis dy gjuhëve, asaj italiane dhe arabe, përmes tingujve të kulturave mesdhetare, të cilat kanë formuar peizazhin zanor të gjuhëve.E gjitha fillon me një histori të marrë nga “Një mijë e një net”, një koleksion epik i cili eksploron kuptimin e dashurisë, përmes metaforave të pasura gjatë udhëtimeve, si dhe të kuptuarit e njerëzimit në aspektet e tij të ndryshme. Ansambli World Youth OrchestraDamiano Giuranna – Autor, regjisor dhe dirigjentAktoret Valeria Almerighi, Sara Bezzi – AktoreAlanys Sofia Arauz Pimentel – ViolëMichele Vischi – ViolonçelNina Taddei – FlautEdoardo Blasetti – SharkiLeonardo Bramante – Perkusionhttps://worldyouthorchestra.it/
09.05.2024 ore 19:00
Teatro ‘Petro Marko” – Vlorë
Ingresso libero / Hyrja e lirë

Më shumë