“Puccini’s Opera. Voci di donne” një produksion i ri nga Artemis Danza

Sindi Metushi
03/06/2024
një produksion i ri nga Artemis DanzaInstituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Bashkinë e Sarandës, ka kënaqësinë të çelë Javën e Italisë me spektaklin
Kompania Artemis Danza, me këtë krijim të ri nga Monica Casadei, ia kushton projektin e saj artistik, katër heroinave magjepsëse të kompozitorit Giacomo Puccini: Tosca, Madama Butterfly, Mimì dhe Turandot, në njëqindvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kuptimi i muzikës Pucciniane kalon nga analiza e marrëdhënies së tij të thellë me botën femërore. Një mesazh i qartë madje edhe nga titujt e zgjedhur për veprat e tij më të famshme. Një kaleidoskop personalitetesh të ndryshme, një univers plot aspekte dhe ndjeshmëri. Në katër skenat që përbëjnë Puccini’s Opera, gjejmë leximin personal të Casadeit lidhur me temën femërore, të vendosur në qendër të një procesi riinterpretimi koreografik, vizual dhe muzikor. Dashuria tragjike, dashuria e penguar dhe e kundërshtuar, dashuria mizore që asgjëson, epshi për zotërim që çon në shkatërrim, jeton në fytyrat, trupat, gjestet e artisteve dhe nuk resht së na bëri të reflektojmë mbi aktualitetin e historive që kanë mallëngjyer publikun e mbarë botës. Krijimi përshkohet nga një atmosferë prekëse, plot tension dhe sugjestion poetik. Partitura orkestrale e Puccinit është në kontrast me tingujt elektronikë të kompozitorëve Luca Vianini dhe Fabio Fiandrini, të cilët ravijëzojnë një hapësirë ​​zanore mbështjellëse dhe nganjëherë apokaliptike. Një kërcim koral, i pasur me impulse dhe pasione, instinktiv dhe herë-herë i egër, që e përdor hapësirën si të ishte vorbull dhe që shfaqet i plotë si simbolikisht, ashtu edhe vizualisht: kërcimet solo të futura brenda kornizash grupi, me një dinamikë të përshpejtuar nga forcat shtytëse, bëjnë që drama dhe pasionet e protagonisteve, të ndjehen fort në trup e në deje.

Më shumë