“BLUE LOCK THE MOVIE – EPISODE NAGI”, nga 4 korriku premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
04/07/2024

Një mrekulli mund të marrë jetë vetëm kur dikush e zbulon atë… tani, talenti dhe personaliteti i jashtëzakonshëm i sulmuesit Nagi Seishiro do të çmend botën e futbollit.

“Ky është një telash.” Kjo ishte fraza e preferuar e gjimnazistit të vitit të dytë, Nagi Seishiro, teksa ai bënte një jetë të mërzitshme. Përderisa Mikage Reo, një shok klase që ëndërronte të fitonte Kupën e Botës, zbulon aftësinë e fshehur të Nagi, duke e frymëzuar atë të luajë futboll dhe të shfaqë talentin e tij të jashtëzakonshëm. Një ditë, ai merr një ftesë për projektin misterioz BLUE LOCK. Atë e pret një përballje me sulmuesit më të mirë të mbledhur nga i gjithë vendi. Ëndrra e Nagi për t’u bërë më i miri, së bashku me Reo, do ta çojë këtë talent të jashtëzakonshëm në një botë që nuk e ka njohur kurrë. Një mrekulli mund të marrë jetë vetëm kur dikush e zbulon atë… tani, talenti dhe personaliteti i jashtëzakonshëm i sulmuesit Nagi Seishiro do të çmend botën e futbollit.

Titulli origjinal Gekijô-ban Blue Lock -Episode Nagi-

Filmi fillon 04.07.2024

Kohëzgjatja 1h 31m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D

Shteti Viti JPN 2024

Aktorë Nobunaga Shimazaki, Yuma Uchida, Kazuyuki Okitsu, Kazuki Ura, Tasuku Kaito

Regjisori Shunsuke Ishikawa

Distributor Con Film

Orari :

Cineplexx TEG
E hënë –E dielë: 20:15

Cineplexx QTU
E hënë – E dielë: 20:30

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë