📌 Në ekspozitën prestigjoze tashmë të tradites…
🎩Personazhi i ftuar
🏛️ Galeria e Arteve Shkodër ka kënaqësinë dhe nderin të përcjellë pranë publikut artëdashës të Shkodrës e më gjerë veprën e artistit
🎩BESIM TULA,
🔧💡 Kuruar nga
ERA TULA👏
🔻🗂️Eksrakt nga teksti
kuratorial
Në 75-vjetorin e lindjes, Besim Tula (1949-2020), kthehet në qytetin e lindjes dhe në atmosferën artistike që e frymëzoi t’i përkushtohej artit. Me një përzgjedhje të veprave të tij me titullin “Të Ndjesh Pamjen”, kuruar nga Era Tula, puna e Besim Tulës sjell në Galerinë e Arteve të Shkodrës pasionin për ngjyrat nga ku merrte shkas edhe dëshira për të pikturuar, ato ngjyra që synonin të tërhiqnin vëmendjen e publikut, për ta angazhuar më tej tek subjekti i portretizuar. Për Tulën, ky subjekt, sidomos gjatë viteve të fundit të krijimtarisë, përfshinte paraqitjen e padrejtësive sociale, gjithmonë me synimin për të vënë në dukje problemet e kohës, për të sfiduar apatinë dhe për të nxitur një dialog mbi aktualitetin.
Në sfidën e përhershme të përballjes së subjektit të pikturës me realitetin e jetës dhe shoqërisë që synon të ravijëzojë, veprat e Besim Tulës mbeten, për fatkeqësinë e shoqërisë sonë, më aktuale se kurrë.
“Të Ndjesh Pamjen”
07.09.2024
Ora 18:00