Një ditë pas lindjes, duhet apo nuk duhet nxjerrë foshnja për shëtitje?! Flasin ekspertët!

Marisa Karabeci
25/09/2024

Mjekët thonë që i porsalinduri mund të nxirret menjëherë në park. Koha ideale për shëtitje është mëngjesi i hershëm deri në orën 10 dhe pasdite nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Bebet duhet të nxirren nëpër parqe dhe në zona të tjera të caktuara, larg nga zhurmat e tjera. Gjatë shëtitjes foshnja nuk duhet të jetë i ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit, por gjithmonë në gjysmëhije.

Sa i përket zgjedhjes së gardërobës, bebja duhet të jetë i/e veshur në harmoni me kushtet e motit, ashtu siç vishen edhe prindërit. E vetmja gjë që është e obligueshme është kapela si mbrojtje, mirëpo nëse është shumë nxehtë, çorapet nuk janë të nevojshme.

Është shumë me rëndësi edhe që lëkura e bebes e cila nuk është e mbuluar me veshje të jetë e mbrojtur me kremin me faktorin 50 plus. Pra, fjala është për zgjedhjen e kremit mbrojtës cilësor medicinal. Me veshje dhe mbrojtje adekuate, këshillohet që bebes t’i jepet edhe ujë, sepse ka rëndësi për hidratim. Dalja në ajër të pastër dhe qëndrimi në diell për të porsalindurin kanë rëndësi të madhe, sepse rrezet e buta të diellit i kontribuojnë sintezës së vitaminës D3, e cila është e rëndësishme për eshtra, dhëmbë dhe forcim të imunitetit, të cilat gjenden në qumështin e nënës.

Natyrisht që bebeve nga lindja duhet t’u jepet sumplementi me vitaminën D, mirëpo edhe burimet e saj natyrore janë njësoj të rëndësishme. Ndërkaq, gjatë javëve të para të jetës, foshnja më së shumti fle, edhe kur zgjohet mes dy ushqyerjeve, e kalon kohën gjysmë në gjumë. Ndonjëherë dremitin gjatë ushqyerjes, ndaj është e nevojshme t’i inkurajoni të ushqehen me gji. Gjatë kësaj periudhe, foshnja është aktive për dy deri në tre minuta në orë gjatë ditës dhe akoma më pak gjatë natës, që është rreth një orë gjatë një dite.

Në fund të muajit të parë, periudha e vitalitetit rritet në dy deri në tre orë me një periudhë më të gjatë pasdite. Nëse gjatë kësaj periudhe e stimuloni foshnjën me lodra, veçanërisht ato që prodhojnë zë, ose nëse vazhdimisht i flisni, i këndoni dhe e mbani në krahë, ajo me siguri do të reagojë duke qarë.

Më shumë