Fansat e “Squid Game” të mblidhen këtu, zbulohen detaje nga sezoni i dytë që nis së shpejti!
Sezoni i dytë i serialit të shumëpritur “Squid Game” po vjen në Netflix më 26 dhjetor, ka bërë të ditur platforma e serialeve dhe filmave. Përveç kësaj, platforma ka publikuar një trailer të ri të shkurtër, duke zbuluar disa sekuenca të këtij sezoni.
Netflix gjithashtu ndau disa detaje të vogla për sa i përket sezonit të ri. Personazhi Seong Gi-hun, apo lojtari me numrin 456 që triumfoi i pari në garë, heq dorë nga shkuarja në Amerikë për t’u rikthyer sërish me një zgjidhje të re në mendjen e tij.
Gi-hun zhytet edhe një herë në lojën misterioze të mbijetesës, duke filluar një lojë tjetër jetë a vdekje me pjesëmarrës të rinj për të fituar çmimin e madh. Seriali jug-korean “Squid Game” u bë sensacion në vitin 2021 me dinamikat interesante të skenarit. Sezoni i dytë po pritet me padurim nga fansa e serialit.
Rikujtojmë se, së fundmi bëhet e ditur se Netflix është paditur nga aktori dhe producenti Sohum Shah. Ai pretendon se platforma e madhe i ka vjedhur idenë dhe skenarin nga filmi i tij i vitit 2009, “Luck”. Seriali korean i cili theu rekorde shikueshmërie “Squid Game”, u shfaq për herë të parë në vitin 2021 ndërkohë që sezoni i dytë është planifikuar të publikohet më 26 dhjetor të këtij viti. Sipas një padie të siguruar nga TMZ, Shah ka pretenduar se Netflix ka marrë skenarin nga thrilleri aksion i tij, të cilin ai e ka shkruar vetë.
Shah ka pretenduar në padinë e tij se ka shkruar skenarin për “Luck” në vitin 2006 dhe filmi është publikuar më pas në kinema në vitin 2009 në vende si: India, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Sohum gjithashtu ka pretenduar se skenaristi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk, ka thënë se ka shkruar skenarin e serialit të tij në vitin 2009 – vitin e njëjtë kur “Luck” u publikua zyrtarisht. Përveç Netflix, Shah po padit gjithashtu Dong-hyuk.