Bazuar në histori të vërtetë, ky film horror po lë pa gjumë shikuesit…

Anja Dervishi
01/10/2024

Filmi i ri horror i Netflix “The Deliverance” ka tërhequr shumë vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. Filmi është i frymëzuar nga një histori e vërtetë dhe para disa ditësh u publikua në Netflix. Ai u drejtua nga Lee Daniel dhe luan Andra Day, Glenn Close, Rob Morgan, Caleb McLaughlin dhe Miss Lawrence.

Filmi u frymëzua nga rasti i një familjeje të pushtuar dhe nga incidenti i aktivitetit të supozuar paranormal në Indiana në vitin 2011. Rasti mori vëmendjen e mediave disa vite më vonë dhe historia u përqendrua në familjen Ammons, e cila raportoi tufa mizash të zeza në pronën e tyre, hapa në bodrum dhe një figurë në hije. Anëtarët e familjes pretenduan se ishin sulmuar dhe pushtuar, dhe më vonë një prift u punësua për të kryer një ekzorcizëm në shtëpi.

Pasi familja u transferua në Indianapolis në vitin 2012, të gjitha incidentet paranormale thuhet se u ndalën. Filmi ka një rezultat mjaft modest prej 31 % në Rotten Tomatoes dhe 51 % në Popcorn Meter. Pavarësisht kësaj, filmi ka shkaktuar një sërë reagimesh nga teleshikuesit të cilët ndajnë mendimet e tyre në rrjetet sociale. Fansat e filmit po përdorin rrjetet sociale për ta mbështetur atë, me disa shikues që thonë:

Ky film më ka mbajtur si mbi gjemba, padyshim që duhet parë.

Nuk mund të flija pasi e pashë këtë. Ajo që e bën edhe më të frikshme është se bazohet në një histori të vërtetë. Më duhej të shikoja “Mickey’s House” para se të flija.

Filmi është i mrekullueshëm.

Është kaq i mirë, i fuqishëm, ndonjëherë fshihesha nën mbulesë.

Më shumë