Goca, mblidhuni këtu! Ja gabimet që mund të keni bërë deri tani me veshjen e reçipetave tuaja!
Nëse nuk ndiheni rehat kur vishni reçipeta dhe është gjithmonë diçka e vështirë ose nuk ju jep mbështetjen që ju nevojitet, këto janë këshilla se si t’i bëni gjinjtë tuaj të duken më mirë në to. Edhe pse shumë gra do të ishin më se të lumtura nëse nuk do të duhej të mbanin veshur reçipeta, e vërteta është se graviteti bën të vetën dhe ndonjëherë ato janë të nevojshme.
Por, nuk ka rëndësi se çfarë lloj reçipetash blini dhe si i mbani ato. Ja disa nga gabimet më të shpeshta që mund të keni bërë deri tani në mbajtjen e tyre dhe disa këshilla për t’i patur parasysh…
Si fillim, mbërtheni reçipetat poshtë skajit të shpatullave, jo shumë lart siç bëjnë shumë gra. Rregulloni rripat e shpatullave në mënyrë që një gisht të vendoset mes tyre, ato shumë të shkurtra do të presin në lëkurë dhe do të duket e shëmtuar.
Ndonjëherë gabimi më i shpeshtë është blerja e një mase që nuk na përshtatet. Për të kuptuar nëse janë më të mëdhaja se sa duhet, përkuluni dhe kontrolloni nëse gjinjtë bien nga reçipetat, diçka që duhet të ndodhë nëse keni veshur masën e duhur. Nga ana tjetër, për të parë nëse janë shumë të ngushta apo jo, provoni me gisht poshtë gjinjve.