Lëkurë e thatë pas dushit?! Ja mënyra e duhur se si të kujdeseni për të!

Anja Dervishi
01/10/2024

Kujdesi për lëkurën tuaj pas dushit është thelbësor për të shmangur ndjesinë e shtrëngimit dhe tharjes. Me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj dhe zgjedhjen e produkteve të duhura, mund të mbani lëkurën tuaj të butë, të hidratuar dhe të shëndetshme. Ky fenomen është më i zakonshëm se sa mund të mendoni dhe ka disa arsye pse ndodh. Zbuloni më poshtë…

1. Dushi me ujë të nxehtë

Dushi me ujë shumë të nxehtë mund të heqë vajrat natyralë të lëkurës, duke e bërë atë të ndihet e thatë. Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë mund të jetë çlodhës, është më mirë të përdorni ujë të vakët për të mbrojtur lëkurën tuaj.

2. Produktet për pastrim

Disa sapunë dhe xhel dushi përmbajnë përbërës që mund të jenë shumë të ashpër për lëkurën tuaj, duke hequr lagështinë natyrale. Kërkoni produkte miqësore me lëkurën dhe të pasura me përbërës hidratues.

3. Ajri i thatë

Dushi me avull mund të krijojë një ambient të thatë në banjë, që mund të kontribuojë në tharjen e lëkurës suaj.

Por si të kujdeseni për lëkurën tuaj pas dushit?

1. Hidratimi i menjëhershëm

Pas dushit, aplikoni menjëherë një hidratues në lëkurën ende të lagur. Përdorni produkte që përmbajnë acid hialuronik, glicerinë ose vajra natyralë.

2. Zgjidhni produktet e duhura

Përdorni sapunë dhe xhel dushi për tipologjinë e lëkurës suaj, që janë të formuluar për lëkurë të thatë ose të ndjeshme. Kërkoni përbërës si aloe vera, kamomil ose vaj ulliri.

3. Shmangni fërkimin e tepruar

Kur të fshiheni, përdorni një peshqir të butë dhe shmangni fërkimin e ashpër. Thajeni lëkurën me lehtësi për të shmangur dëmtimin e saj.

4. Pini shumë ujë

Hidratimi nga brenda është po aq i rëndësishëm sa ai nga jashtë. Sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar.

Më shumë