Për ju ‘dembela’ që nuk gjeni motivimin për t’u stërvitur, TikTok ka trendin e ri të duhur për ju!
TikTok tashmë na njeh me trendin e ri! Për të gjithë juve që nuk e gjeni dot motivimin e duhur për t’u ushtruar, zgjidhja, sipas këtij trendi, është të djersiteni në pistën e vrapimit, teksa shikoni serialin e preferuar në Netflix. Po, po, e dëgjuat mirë!
Kjo është “Cosy Cardio”, trendi i fundit që ka mbledhur mbi 1 milion shikime në TikTok, duke i ftuar të gjithë të veshin pizhamet më të rehatshme dhe të nisin lëvizjen. Tashmë, shumë njerëz në mbarë botën po e bëjnë kohën për veten më produktive falë Hope Zuckerbrow, vajza që shpiku këtë term.
“Cosy Cardio” nuk është vetëm për djegien e kalorive, është një kombinim i çlodhjes me rezultatet. Nëse të vishemi e të dalim për një shëtitje duket më shumë si një detyrë sesa kujdes për veten, ndaj kjo stërvitje mund të jetë ideale për ju, në komoditetin e shtëpisë suaj. Zuckerbrow zgjohet çdo ditë në orën 5:15 të mëngjesit, fillon ditën e saj me një kafe të ftohtë, ndez qiriun e saj të preferuar, zgjedh një film romantik dhe nis ecjen në pistën e vrapimit.
Për pesë muaj me radhë, ajo ka shijuar kohën e saj “të rehatisë” 5 ditë në javë, duke arritur rezultate të mira. Nga një masë 16 në xhinse, ajo ka shkuar në masën 12. Zuckerbrow ndan video frymëzuese, duke ftuar ndjekësit në udhëtimin e saj që ka marrë mbi 1.7 milionë shikime. Zuckerbrow u frymëzua për të krijuar këtë koncept, duke qenë e vendosur të gjente një metodë të rehatshme, plot dashuri për veten, ndaj fitnesit, që largonte frikën e palestrës dhe ankthin e të ndjerit e gjykuar në palestër.