Ju dhe partneri/ja juaj mund të mos keni asnjë problem sa i përket jetës seksuale, por kjo nuk do të thotë se nuk jeni kuriozë për të zbuluar, eksperimentuar dhe përjetuar më shumë. Por si t’ia thuash atij/asaj pa dëmtuar lidhjen dhe pa e bërë të duket sikur diçka mungon apo nuk shkon?
Së pari, është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa komunikimi është shumë i rëndësishëm për seksin e mirë, ekziston një kufi lidhur me sa mund të ndryshoni pasionet ose preferencat seksuale të dikujt. Sigurisht që duhet të bisedoni me partnerin, por ju gjithashtu duhet që, së pari, të jeni të qartë me veten për atë që dëshironi dhe synoni të komunikoni.
Duhet t’i evitoni fjalitë e tipit: “Sa keq që nuk të pëlqejnë gjërat e çuditshme në shtrat dhe kjo po dëmton jetën tonë seksuale”. Për sa i përket mërzitjes ose ndjesisë sikur gjërat janë zbehur, shumë terapistë mendojnë se është tërësisht e drejtë të ndihesh kështu pas një kohe me partnerin/en. Kjo nuk është një shenjë se marrëdhënia është e dëmtuar apo se ju nuk do të keni më një jetë të mirë seksuale.
Natyrisht, ka shumë mënyra për të shijuar gjërat. Ka dinamika të ndryshme të fuqisë, akte seksuale, kthesa dhe skenarë që mund ta bëjnë seksin të ndihet i freskët. Por në fund të fundit, nëse nuk po bëni një përpjekje për ta bërë diçka të tillë të ndodhë, seksi mund të duket i përsëritur. Në vend të risive, ndoshta përqendrohuni te dëshira. Si mund ta bëni njëri-tjetrin të ndihet më i hapur dhe më i dëshiruar? Si mund të shtoni surprizë apo mister në jetën tuaj seksuale? A ka ndonjë vend të ri që ju të dy mund të bëni seks? A mund të masturboni së bashku? A mund të putheni pa bërë seks? Ju mund të krijoni përvoja të reja brenda kufijve të seksit që tashmë po bëni.
Gjithashtu, bëjini të ditur partnerit/es se nuk ka nevojë të të përgjigjet në moment. Kjo është hapja e një bisede, e cila do të zgjasë gjatë gjithë kohës që jeni bashkë. Ideja është se nëse ky është i vetmi person me të cilin do të keni një jetë seksuale gjatë të ardhmes, ajo jetë seksuale duhet të jetë e mirë dhe të funksionojë për të dy. Seksi është një temë shumë e ngarkuar që vjen me shumë bagazhe për të gjithë ne dhe mund të duhet pak durim për të dalë nga zona e rehatisë për të dy, por mund të punoni për të arritur në një pikë, ku mund të flisni pa problem.