Edicioni i 6-të i ‘Energy Expo & Forum 2024

Sindi Metushi
15/10/2024

Edicioni i 6-të i “Energy Expo & Forum 2024”, i cili do të zhvillohet në datat 23-25 ​​tetor 2024, do të fokusohet në gjithëpërfshirjen e sektorit të energjisë. Synimi kryesor i këtij edicioni do të jetë krijimi i një hapësire të përbashkët ku do të bashkohen elementët kryesorë të sektorit privat dhe atij shtetëror në vend dhe rajon; nxitja e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë aktorëve kryesorë në fushën e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, ndërtimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe rajon; informimi dhe orientimi për projektet e mundshme investuese në sektorin e energjisë si dhe ndryshimet në legjislacion dhe përfitimet e tyre; krijimin e mundësive për prezantimin e teknologjive më të avancuara dhe formave të disponueshme të financimit të projekteve; formimin e partneriteteve publiko-privat në Shqipëri dhe më gjerë. “Energy Expo & Forum 2024” do të mbahet në Expocity Albania në datat 23-25 ​​tetor 2024.

From:October 23, 2024

To:October 25, 2024

Më shumë