Kërkoni të kurseni në faturat e energjisë elektrike?! ‘Sekreti’ është në vendosjen e tharëses së rrobave në vendin e duhur…
Këtë dimër, nuk keni pse të përdorni më pak makinën tharëse tuajën për të kursyer para dhe energji elektrike, thjesht bëni disa përshtatje në mënyrën e përdorimit të saj. Ndërsa kufizimi i përdorimit është një mënyrë e sigurt për të ulur faturën tuaj elektrike, ekspertët kanë ndarë mënyra edhe më të mira për të përmirësuar efikasitetin e makinës së tharjes së rrobave për të kursyer para.
Një metodë më pak e njohur është të zgjidhni vendin më të mirë për pajisjen në shtëpinë tuaj. Ka disa vende të mundshme për një tharëse në shtëpi. Shumë zgjedhin hapësirën nën banakët e kuzhinës, në dhomën e larjes së rrobave ose në garazhin e jashtëm.
Po ashtu preferojnë një vend të fshehur, por të arritshëm, mirëpo ekspertët theksojnë se duhet të merret parasysh edhe temperatura e dhomës. Shumë njerëz mund të mos e kuptojnë se vendosja e tharëses mund të ndikojë në efikasitetin e saj.
Kur e vendosni tharësen në një vend të ngrohtë në shtëpinë tuaj, do të duhet më pak energji për të ngrohur ajrin në temperaturën e kërkuar, duke ulur kështu kostot. Temperatura optimale e dhomës për të arritur rezultatet më të mira të tharjes është midis 19°C dhe 24°C. Vendi ideal për të instaluar një tharëse gjatë muajve të dimrit është kuzhina ose dhomat me ngrohje të vazhdueshme, duke përdorur nxehtësinë nga furrat dhe radiatorët për të ruajtur kushtet optimale dhe për të shkurtuar kohën e tharjes.