LUAN dhe AMIR – THE TROUBLESHOOTERS – janë dy shokë të ngushtë nga Tirana, të dështuar por që ëndërrojnë të bëhen detektivët e parë privatë në Shqipëri. Puna e tyre e parë i çon ata direkt në zemrën e një misteri vrasjeje në një resort me pesë yje në Durrës. Të fshehtë dhe të maskuar si dy të pasur, ata fillojnë hetimet – dhe kështu fillon kaosi. Djemtë janë amatorë të vërtetë, por që përpiqen të hiqen si profesionistë. Pa asnjë përvojë, të dhënë apo plan, atyre u duhet të japin gjithçka për të zgjidhur çështjen ! Nga bregdeti i bukur shqiptar, ata duhet t’i dëshmojnë botës se nga çfarë janë “gatuar”. Por a kanë ata vërtet atë që duhet për t’u bërë heronj? A do të dashurohen, do të zgjidhin çështjen e tyre të parë dhe do t’i mundin të këqijtë, apo do të dështojnë keq?
Titulli origjinal Troubleshooters
Filmi fillon 05.12.2024
Kohëzgjatja 1h 49m
Limiti i moshës o.A.
Versionet e disponueshme 2D, OV
Shteti Viti ALB 2024
Aktorë Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli, Noizy , Blerim Destani, James Biberi, Irgen Çela, Tristan Halilaj
Regjisori Nico Zavelberg
Distributor ALB OnFilmProduction
Orari :
Cineplexx TEG
E hënë –E premte: 15;15; 16:50; 17:30; 18:15; 19:00; 19:45; 20:30; 21:15; 22:00
E shtunë E dielë: 12:15; 14:30; 16:50; 17:30; 18:15; 19:00; 19:45; 20:30; 21:15; 22:00
Cineplexx QTU
E hënë – E premte: 15:30; 17:45; 18:45; 20:00; 21:00; 22:15
E shtunë- E dielë: 13:15; 14:30; 15:30; 17:45; 18:45; 20:00; 21:00; 22:15
Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/