“Një film dhe një…”/Çfarë do të sjellë shumë shpejt Aurela Gaçe e zbulon ekskluzivisht në Top Albania Radio…

Silvia Tabaku
09/01/2025

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Aurela Gaçe. Artistja e mirënjohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me show-n më të ri që do të vijë në ekranin e Top Channel “AG Show” dhe gjithashtu ka zbuluar ekskluzivisht për Top Albania Radio dy projekte të reja surprizë.

Projekti më i ri sapo ka filluar me grupin për xhirimin e një filmi komedi. Unë nuk e nisa kot 50-vjetorin kështu, mendoni ju se mbushi njeriu 50 vjeç dhe pastaj heq dorë nga ëndrrat e jetës? Janë etapa të ndryshme të jetës, unë këtë e kam pasur gjithmonë ëndërr në sirtar. Për shembull që të jem moderatore në një show timin, kam rreth 15 vite që e mbaj në sirtarin e zemrës sime. Këtë e zbulova tani, kam vite që e pjek me veten time dhe tani erdhi momenti që edhe unë ndihem më e pjekur dhe që kam çfarë të jap dhe që jam gati të lë veten time në shumë dimensione. Ka një arsye se përse disa gjëra nuk bëhen më përpara. 

Unë kam mbaruar shkollën për aktore, por filmi dhe teatri do një angazhim dhe duke e ditur këtë i jam trembur angazhimeve të tilla. Duhet të jesh mirë me kohën tënde fizike. Këtë vit thashë që do ta nis mirë. Po xhirojmë, shpresoj që t’ia vlejë.

Sa i përket aktrimit dhe filmave Aurela u shpreh se cilin prej roleve ajo nuk do të arrinte ta realizonte deri në fund siç duhet.

Nëse do ta mendoja veten në rolin e një vazje të brishtë që e marrin nëpër këmbë dhe që i japin urdhra atë nuk e luaj dot. Nuk ma lejon portreti, nuk e luaj dot deri në fund. 

Artistja e dashur për publikun gjithashtu zbuloi ekskluzivisht në Top Albania Radio se po sjell albumin e saj më të ri.

Po vjen edhe një album i ri. Një album i mirfilltë. Para dy vjetësh e mbylla me 20 këngë tani nuk kam aq kohë për ta mbyllur sërish me 20 por do e zbuloj dalëngadalë çfarë është. 

Më shumë