“A Complete Unknown”,nga 23 Janari premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
23/01/2025

Film për Bob Dylan.

Timothée Chalamet luan dhe këndon si Bob Dylan në “Pa shtëpi,” me regji nga James Mangold (Logan, Ford v Ferrari, Walk The Line) – historia e jashtëzakonshme dhe e vërtetë e ngritjes së një prej kantautorëve më ikonikë të historisë. Nju Jork, fillimi i viteve 1960. Në periferi të një skene të gjallë muzikore dhe trazirave kulturore të kohës, një 19-vjeçar enigmatik nga Minesota mbërrin në Uest Villixh me një kitarë dhe një talent revolucionar, i destinuar të ndryshojë rrjedhën e muzikës amerikane. Ndërsa ngjitet drejt kulmit të karrierës, ai fillon të ndihet i shqetësuar nga lëvizja folk dhe, duke refuzuar të përkufizohet nga të tjerët, merr një vendim kontrovers që trondit botën.

Titulli origjinal A Complete Unknown

Filmi fillon 23.01.2025

Kohëzgjatja 2h 21m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D, OV

Shteti Viti USA 2024

Aktorë Elle Fanning, Timothée Chalamet, Dan Fogler, Boyd Holbrook, Edward Norton, Scoot McNairy, Norbert Leo Butz, Monica Barbaro

Regjisori James Mangold

DistributorALB Blitz Film & Video Distribution Ltd

Orari:

Cineplexx TEG:

E Hëna-E dielë: 17:45; 20:30

Cineplexx QTU

E Hënë-E dielë: 21:30

Më shumë