“The Sloth Lane”, nga 20 Shkurti premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
20/02/2025

Nga autori i filmit Kombat Uombat vjen aventura epike e një familjeje dembele që gatuan më shpejt nga ç’ta merr mendja!

Pasi një stuhi e tmerrshme shkatërron shtëpinë e tyre, Laura dhe familja e saj e çuditshme transferohen në qytetin e madh me furgonin e tyre të vjetër të ushqimeve, duke ëndërruar për sukses në botën e biznesit. Kuzhina e tyre e jashtëzakonshme tërheq shpejt vëmendjen e një gepardi të shkathët me emrin Doti, që është e vendosur të shpëtojë zinxhirin e saj ushqimor të dështuar, Zoom Fuel. Lufta mes dy grupeve të gatimit fillon, dhe përpara familjes dembele shfaqet një aventurë e vërtetë kuzhine, plot surpriza, të qeshura dhe shijesh të paharrueshme!

Titulli origjinal The Sloth Lane

Filmi fillon 20.02.2025

Kohëzgjatja 1h 30m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D, OV

Shteti Viti AUS 2024

Aktorë Remy Hii, Leslie Jones, Olivia Vásquez, Teo Vergara, Ben Gorroño, Facundo Herrera

Regjisori Ricard Cussó, Tania Vincent

Distributor ALB Blitz Film & Video Distribution Ltd.

Orari:

Cineplexx TEG:

E Hëna-E dielë: 15:45

Cineplexx QTU

E Hënë-E dielë: 15:15

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë