Premiera e Baletit Amadeus

Sindi Metushi
02/07/2025

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB) prezanton premierën e baletit “Amadeus”, një krijim koreografik i frymëzuar nga jeta dhe muzika e Wolfgang Amadeus Mozartit. Ky projekt unik realizohet në bashkëpunim me Trupën e Baletit të TKOB dhe artistë të ftuar nga Trupa e Baletit të Operas Shtetërore të Vjenës, duke ofruar një shfaqje që bashkon energjinë, elegancën dhe mjeshtërinë e dy skenave të mëdha evropiane. “Amadeus” është një udhëtim emocional dhe estetik nëpër jetën e njërit prej kompozitorëve më të mëdhenj në histori. Përmes koreografisë moderne dhe klasike, shfaqja ndjek pasionet, sfidat dhe shkëlqimin e Mozartit, duke eksploruar kontrastet midis gjenialitetit dhe njeriut.

From: July 5, 2025

To: July 6, 2025

Më shumë