“Të marrin gjithmonë para agimit”
Kështu fillon shfaqja “I huaji” From the bottom of my future, mbi natën e fundit të një të dënuari me vdekje.
Ose ndoshta jo, ndoshta nuk është ende e fundit. Ndoshta do të ketë ditë dhe net të tjera para ekzekutimit. Por është gjatë kësaj nate që Mersou rikthen momentet më të rëndësishme të ekzistencës së tij: dashuritë e tij të pajetuara, takimet, më pas vrasja, avokatët dhe gjyqi.
I zhytur në këtë ëndërr gjatë një nate pa gjumë, protagonisti, Refael Hoxhaj është si një vizitor, i huaj ndaj momenteve që rikthen: udhëton pezull në mjegullën e mendimeve të tij, në mungesën e kuptimit dhe absurditetin e ekzistencës, i tërhequr nga demonët e tij të interpretuar nga Linda Jarani, Kleard Gërmenji, Ronaldo Kolgjokaj, por pa qëndruar deri në fund me ta, pa arritur të kuptojë thelbin e tyre të vërtetë. Ai shkëputet dhe largohet prej tyre, duke reflektuar me veten për mungesën e kuptimit. Dhe vetëm në fund, kur do të përballet me dënimin, atëherë do të gjejë një rrugë të re. Edhe pse, ndoshta, do të jetë shumë e vonuar.
Shkrimi dhe vënia në skenë nga Jonathan Bertolai paraqesin momente poetike dhe metafizike, me imazhe që kujtojnë edhe ato të piktorit Giran Djurovic, të vendosura në një vend të pashënuar, minimalist, që rikrijon limbon në të cilën ndodhet ekzistenca e protagonistit, i pezulluar në filozofinë e tij. Ndriçimi i krijuar nga Orlando Bolognesi i dhuron shfaqjes një atmosferë që risjell në mënyrë alternative një dimension ëndërrimtar dhe qiellin e Algjerisë, me diellin kaq të rëndësishëm në historinë e Mersout. Peizazhet zanore të krijuara nga Rafael Marinaji dhe kostumet e Sofi Kara kontribuojnë në mënyrë vendimtare në rezultatet stilistike dhe emocionale të projektit.
Premierë 18 Dhejtor / ora 20:00
19, 20, 21 / Ora 20:00
arTurbina, Salla 150, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Autor: Albert Kamy
Regjia: Jonathan Bertolai
Me aktorët: Refael Hoxhaj, Linda Jarani, Kleard Germenji, Ronaldo Kolgjokaj
Muzika: Rafael Marinaj
Dizenjues dritash: Orlando Bolognesi
Kostumografia: Sofi Kara
Skenografia: Jonathan Bertolai dhe Beqo Nanaj
As/regjisor: Endriu Hysi
Për më shumë informacion mjafton të klikoni më poshtë:
http://teatrikombetar.gov.al/
+355 4 222 8933