Opera “L’elisir d’amore” nga Gaetano Donizetti te TKOB
Një lexim i ri skenik e zhvendos veprën në një fshat piktoresk bregdetar, ku shpaloset historia e Nemorinos, djaloshi naiv dhe i ndrojtur, i cili beson se një elisir magjik do ta ndihmojë të fitojë zemrën e Adinës.
Ky produksion i ri përcjell me ndjeshmëri dhe humor besimin tek dashuria e sinqertë, fuqinë e ëndrrës dhe guximin për të dashuruar. Mes muzikës plot dritë të Donizettit dhe një atmosfere mesdhetare, elisiri shndërrohet në simbol të shpresës dhe dëshirës njerëzore për t’u ndjerë i zgjedhur dhe i dashur, duke ruajtur frymën e lehtë dhe lozonjare të komedisë lirike.
Me emra të spikatur të skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, ky produksion bashkon interpretime të nivelit të lartë, vizion artistik bashkëkohor dhe një qasje të freskët skenike, duke e shndërruar L’elisir d’amore në një nga ngjarjet më të veçanta artistike të muajit shkurt.
Data
11/12/13/14 Shkurt
Ora
19:00
Location
Teatri i Operas dhe Baletit