Akordimi i një pianoje në mënyrë të përkryer kërkon një aftësi të jashtëzakonshme dëgjimi.
E njëjta aftësi hyn në punë kur hap kasaforta. Niki (Woodall) e bën këtë zbulim kur restauron një pianofort të lënë pas dore në një lagje të pasur të Nju Jorkut. Kur mentori i tij Harri (Hofman) sëmuret, dhe shpenzimet mjekësore dalin jashtë kontrollit, Niki është gati të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për njeriun që e rriti. Ndërsa e gjen veten të zhytur më thellë në botën e krimit, Niki njihet dhe bie në dashuri me Ruthin, një kompozitore e re e jashtëzakonshme që e rikthen tek pasioni i tij për muzikën. Por ortakët e rinj të Nikit në biznes janë të rrezikshëm, dhe thjesht fakti që aftësitë e tij hapën derën në botën e tyre, kjo nuk do të thotë që do ta lënë të largohet.
Titulli origjinal Tuner
Filmi fillon 18.06.2026
Kohëzgjatja 1h 49m
Limiti i moshës o.A.
Versionet e disponueshme 2D
Shteti Viti USA 2026
Aktorë Jean Reno, Dustin Hoffman, Lior Raz, Havana Rose Liu, Leo Woodall, Tovah Feldshuh, Nissan Sakira, C.S. Lee
Regjisori Daniel Roher
Distributor RKS Taramount Film d.o.o.
Cineplexx TEG
E Hëna-E dielë: 18:30; 20:45
Cineplexx QTU
E Hënë-E dielë: 20:30