Banka e Shqipërisë

Silvia Tabaku
08/03/2021

Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë ndodhet në qendër të kryeqytetit, në pjesën perëndimore të sheshit “Skënderbej”. Ajo u projektua nga prof. Vittorio Ballio Morpurgo(1890-1966), një ndër arkitektët italianë më të njohur të asaj kohe. I gjithë holli rrethor është i stolisur nga një mozaik gjigant, një vepër arti në përmasa të mëdha, krijuar nga artisti italian, Giulio Rosso, në vitin 1939. Pas 77 vjetësh, në një datë të përzgjedhur simbolikisht, më 30 tetor 2015,  u përurua ndërtesa e ri konstruktuar e Bankës së Shqipërisë, e cila përkon dhe me hapjen për herë të parë të Muzeut të Bankës së Shqipërisë

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
www.bankofalbania.org
Facebook

Adresa:  Sheshi Skënderbej

Info

Të tjera