Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”

Silvia Tabaku
08/03/2021

Katedralja ngrihet në një truall të dhënë si kompensim për katedralen e vjetër, që u shkatërrua nga regjimi totalitar i Hoxhës. Ajo është konceptuar si një kompleks godinash e mjedisesh ndihmëse, i përbërë nga selia e Sinodit të Shenjtë, me zyrat qendrore administrative të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, salla e konferencave, hapësira për muze e arkiva, etj. Në qendër të kompleksit ngrihet kisha-katedrale, e cila ngërthen në vetvete format tradicionale të kishave ortodokse bizantine me arkitekturën moderne. Kisha ka të veçantë përdorimin e mozaikut, ku mbisundon figura e Krishtit Pantokrator në kupolë. Tërheq vëmendjen edhe ikonostasi i realizuar me mermer dhe ikona të punuara me mjeshtëri. Në krah të saj është ngritur dhe një kishëz, e me afreske të realizuara me mjeshtëri.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
orthodoxalbania.org

Adresa: Rruga Ibrahim Rugova, Tiranë

Info

Të tjera