Galeria Kombëtare e Arteve

Silvia Tabaku
08/03/2021

Pinakoteka ishte institucioni i pare i arteve figurative ne Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë. Ndërtesa e Galerisë Kombëtare të Arteve e cila ndodhet sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u inaugurua më 29 nëntor 1974. Ajo u projektua në bazë të një programi të plotë për një galeri të mirëfilltë arti me funksionin e ekspozimit, restaurimit dhe studimit të fondit si dhe funksionin kulturor të organizimit të konferencave, leksioneve, kombëtare e ndërkombëtare. Galeria Kombëtare e Arteve përmban një koleksion të larmishëm, i cili përfshin rreth 4500 punime të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Veprat datojnë prej viteve ‘800, periudhë kjo e cila shënon plejadën e parë të artistëve shqiptarë të shkollës së akademisë italiane të artit.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
galeriakombetare.gov.al

Adresa: Shëtitorja Murat Toptani 2, Tiranë

 

Info

Orari: E mërkurë – E dielë 10:00 – 18:00

Të tjera