Art Galeri E.Rira

Silvia Tabaku
08/03/2021

Galeria e artit “E.RIRA” është themeluar në vitin 1997. Fillimet e saj ishin si një studio krijuese e thjeshtë krijuar nga artisti Edmond Rira në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun. Brenda disa viteve, studio krijoi një ekperiencë profesionale të raportit të ekspozimit te veprës së artit me ambientet shumëfunksionale që i shoqërojnë, duke filluar me apartamentet, vilat, lokalet, hotelet, zyrat personale. E gjithë kjo, në respekt të plotë edhe të profesionit të arkitektëve. Suksesi në këtë punë bëri të mundur krijimin e hapësirave të reja dhe zhvillimin e zhanreve të ndryshme të artit duke i dhënë studios fizionominë e një galerie të mirëfilltë. Vizionipër të qenë një urë lidhëse mes krijimtarisë artistike dhe publikut artdashës i bashkëngjitet më së miri misionit për të promovuar vlera të artit shqiptar dhe edukuar shije estetike. Për të gjithë ju dashamirës të artit, në fondin e përhershëm të galerisë “E.RIRA” do të gjeni vepra arti të artistëve bashkëkohorë, të cilët, lëvrojnë teknika dhe gjini të ndryshme të artit figurativ, të tilla si: skulpturë, qeramikë, pikturë, vizatime, grafike, teknika mikse.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
galeriarira.com

Adresa: Rruga Medar Shtylla, Tiranë

Info

Të tjera