Muzeu i Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati”

Silvia Tabaku
08/03/2021

Muzeu Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati” është i vetmi i llojit të tij në vendin tonë. I ngritur në 1948, me një histori ekzemplarësh që nga viti 1900, ai përfaqëson një pasuri të rrallë kombëtare dhe me vlera shkencore dhe kulturore. Të shtatë pavijonet e tij janë vendosur në mënyrë të tillë që tregojnë drejtimin e evolucionit të botës së gjallë. Këtu janë ekspozuar mbi 3000 eksponentë vendas dhe të huaj, dhe mijëra përfaqësues në fondin shkencor të larmishëm nga fauna tokësore, detare, e lumenjve, ujërave të mjelmëta, kafshë që nga koralet mahnitës shumë ngjyrësh të ngulur e të palëvizshme, molusk të llojeve të ndryshme deri guaskat e Oqeanit Indian; insekte me pamje dhe ngjyra mahnitëse, peshq të llojeve të ndryshme; amfibë dhe reptilë mbresëlënës që nga gjarpërinjtë e deri tek breshkat e mëdha detare; shpendë të mrekullueshëm, ku padyshim pelikani kaçurrel mbetet unik; gjitarë me pamje madhështore që nga majmunët e Afrikës e deri tek ariu i pyjeve dhe balena e deteve.

Adresa: Rruga Petro Nini Luarasi 76, Tiranë

Info

Orari: Nga e hëna në të premte, ora 08:00 - 16.30

Të tjera