Sheshi Skënderbej është një shesh në qendër të Tiranës dhe është me afërsisht 40 000 m² sheshi më i madh i Shqipërisë. Këtë emër e ka marrë në vitin 1968 ku në krah të tij u vendos monumenti i Skënderbeut mbi kalë duke zëvendësuar shtatoren e Josif Stalinit. Sheshi rrethohet nga Pallati i Kulturës, Hotel Tirana, Muzeu Kombëtar dhe Banka e Shqipërisë.