Xhamia e Haxhi Et’hem Beut

Silvia Tabaku
08/03/2021

Kjo xhami është e vetmja ndër  tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX  të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot. Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku në veri dhe në lindje të saj si dhe minarja. Xhamia qëndron mbi themele në formë kuadrati me gjatësi e gjerësi 18,70 x 16.10 m dhe zë një sipërfaqe prej 301 m2. Është ndërtuar me gurë të sjellë nga fshati Shtish – Tufinë që ndodhet në anën lindore të Tiranës. Asnjëra nga të katër fasadat e xhamisë nuk i ngjan njëra-tjetrës. Kjo xhami është pjesë e ndërtesave komplekse që përbëjnë qendrën historike të Tiranës dhe përbën një kompleks arkitektonik së bashku me Kullën e Sahatit. Xhamia e Et’hem Beut është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Info

Të tjera