“Tirana e Bardhë” ishte eventi i madh që nuk duhej humbur, ja arsyeja pse…

Silvia Tabaku
01/12/2021

Bashkia e Tiranës së fundmi me rastin e festave të Nëntorit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh. 6 skena, 6 aktivitete dhe shumë Pendë. Nata e Bardhë, tashmë është kthyer në një traditë që akoma vazhdon. Bëhet fjalë për ‘Tirana e Bardhë’, një event i cili kishte një strukturë të mirë organizuar të disa aktiviteveve së bashku, ku përfshiheshin:

Penda Skënderbej

https://www.instagram.com/p/CW6kxuzNb3o/?utm_source=ig_embed&ig_rid=76fe197a-8155-4391-8299-44b2b50a7df2

Sheshi Skënderbej – Në këtë akitvitet performuan artistët e njohur shqiptar si Ronela Hajati, Mato Lale, Ikenc Hyka, Ardit Çuni, Dexter, Lindi.

Penda Electronic

https://www.instagram.com/p/CW6Nn0utcVL/

Rruga Pjetër Bogdani/Ish-blloku – Në fokus të këtij aktiviteti ishte muzika elektronike me një super energji të përcjellë nga Rea, Bani D, Kled Mone, Liburn.

Penda Live

https://www.instagram.com/p/CW5jI7ytHiL/?utm_source=ig_embed&ig_rid=da3fbde5-ea97-4593-8d2b-1122528d4e61

Rruga Mustafa Matohiti – Teksa performonin live Krusita, Urban Band, ALL IN BAND, Rea Nuhu sollën një super shfaqje me këngët e tyre të zgjedhura.

Penda Latine

https://www.instagram.com/p/CW6TKGYjQIW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cd785896-ce5e-4886-ab2c-5bf2fa3e5f9b

Galeria e Arteve/Reja – Në këtë aktivitet të zhvilluar të gjithë patën mundësinë të dëgjonin dhe të kërcenin nën tingujt të zgjedhura të muzikës latine.

Penda Streeet Dance

https://www.instagram.com/p/CXELwoaFsGH/?utm_source=ig_embed&ig_rid=847ff8cb-777a-4f88-999a-6aac93f396d3

Sheshi Italia – Këtu u bënë bashkë të gjithë adhuruesit e kërcimit dhe kryesisht adoelshentët të cilët shijuan performacat e grupeve të ndryshme të kërcimit nën tingujt e muzikës së zgjedhur nga Dj Nkee.

Penda Kids

https://www.instagram.com/p/CW6CZdGNtk-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4e17e8ea-b9bc-4b90-8312-5f39ab261447

Ish-parku Rinia – Në këtë aktivitet fokusi ishin fëmijët ku nuk munduan lojërat e shumta për të argëtuar fëmijët.

Më shumë