Ekskluzivisht për TAR, zbulohen detaje të reja edhe për rikthimin e aktorit Pirro Qirjo dhe për sezonin e dytë të “$NOB”!
Të ftuar në emisonin “Live from Tirana” për të folur në lidhje me të rejat më të fundit dhe në lidhje me sfidat që ka kaluar seriali “$NOB”që prej fillimit të xhirimeve dhe deri më tani, kanë qenë të ftuar Olsi Abazi, Amela Çaçi dhe aktori Pirro Qirjo.
Ndërkohë që edhe aktorët e rinj janë shprehur për “$NOB” se:
Energjia që është krijuar mes stafit, kastit dhe të gjithëve ne, është shumë e mirë dhe i falenderojmë shumë të gjithë. Mikëpritja që na kanë bërë ka qenë surreale sidomos për ne aktorët e rinj sepse na kanë bërë të ndihemi sikur jemi pikërisht ata që na kanë imagjinuar dhe njësoj me aktorët me eksperiencë.
Ndërkohë që në lidhje me situatat e krijuara në serial, Olsi ka treguar se:
Duke filluar nga seria e katërt gjithçka ndryshon. Ne e dimë që kemi bërë një punë të mirë dhe për këtë nuk ka kompromis.
Pse gjithë kjo pauzë pas 30 vitesh pa luajtur dhe larg kameras, Pirro?
90′-91′ kanë qenë vitet e mi në fund të xhirimeve, pastaj u largova dhe jam kthyer gati tek 2000. Nuk e gjeta më veten si aktor pasi ishte bërë një periudhe e gjatë shkëputje dhe prandaj u mora me regji. Mbrapa kamerave e ndjeva për ta bërë punën më të lehtë. Kjo më dha një kënaqësi që nuk e kisha provuar më parë.
A mendon se oferta erdhi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur?
Përvoja e jetës sjell mjete shprese të tjera, është një shkollë shumë e madhe, ku ka teknika të ndryshme.
Çfarë është Zefi për ty?
Ishte sfidë e madhe. Më pëlqeu shumë dhe kur lexova skenarin më goditi. Një rol i fuqishëm, tepër i pranishëm. E pashë rolin nga gjeneza. Pesha e rolit dhe e dialektit shumë e vështirë, por e kalova natyrisht. Roli u arrit dhe jam shumë i kënaqur që gjithçka u realizua.
Amela çfarë do të ruash si më të veçantë?
Të gjithë njerëzit, koha që kaluam dhe gjithçka që kemi mësuar aty. Thjesht dashuria dhe pasioni shumë i madh.
Në lidhje me pjesën se çfarë pretendojmë që të na mësojë si shkollë “$NOB”-i, producenti Olsi Abazi ka thënë se:
Eksperienca, përballja me një zhaner të ri sepse është serial. Eksperincë e jashtëzakonshme e cila duhet të përcillet tek shikuesit dhe që emocionet të jenë të pareshtura.
Pirro ka shtuar gjithashtu:
Skenari profesionist, dialogu super, ngjarje profesionale, larmishmëri brezash mes aktorëve. Ngjarje të para nga të rinjtë. Ky këndvështrim e sjell filmin në një formë të re.
Për ta përmbyllur Amela vijoi duke thënë:
U thanë të gjitha. “$NOB” ka vendosur një standard të ri. Ka komponentët e duhur dhe në vendin e duhur si skenari, regjia, fotografia, kosgtumografia, aktorët dhe skenografia. Kemi filluar një gjë shumë të mirë.
Olsi zbuloi gjithashtu se:
Shpresojmë të vazhdojmë edhe me sezonin e dytë, ne po punojmë, sigurisht që sfidat janë të mëdha seose sezoni I dytë duhet të jetë më bombastik se i pari.