Në lidhje me kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda, Gentian Vocaj dhe Gerhard Baka shpjegojnë gjithçka për TAR!

Silvia Tabaku
25/01/2022

Sot të ftuar në “Live From Tirana” kanë qenë Gentian Vocaj, përgjegjës për çështjet e qarkullimit në Bashkinë Tiranë dhe Gerhard Baka, oficer policie dhe njohës shumë i mirë i kontrollit rrugor dhe trafikut. Ata kanë folur në lidhje me moslejimin e mjeteve të tonazhit të rëndë që të qarkullojnë gjatë ditës në pikun e trafikut. Një risi e re kjo që ka sjellë një efekt të menjëhershëm.

E prisnit këtë reagim dhe impakt të menjëhershëm?

Gentian: Realisht jemi të impresionuar nga impakti. Edhe raportet që marrim janë me të dhëna që trafiku është reduktuar ndjeshëm. Kjo është një gjë pozitive.

Afërsisht, a keni një numër të saktë se sa mjete të tilla qarkullonin gjatë ditës?

Gentian: Ne nuk kemi një numër të saktë por fakti që janë reduktuar dhe trafiku nuk është më i rënduar tregon se kanë qenë shumë. Mjete të tilla nuk lejohet që të lëviznin nga ora shtatë deri në orën nëntë në Unazën e Vogël dhe Unazën e Mesme. Kjo përkon edhe me orarin e punës dhe të shkollës. Është një ndihmë shumë e madhe. Pas orës nëntë të mëngjesit, mjetet nën 3,5 ton mund të qarkullojnë në Unazën e Vogël dhe Unazën e Mesme, ndërsa mbi 3,5 ton kanë një kufizim deri në orën tetë të mbrëmjes. Ndërkohë që mjetet mbi 18 ton, në rastin e betoniereve nuk iu lejohet që të qarkullojnë nga ora gjashtë deri në tetë të mbrëmjes. Pas tërmetit u morën shumë autorizime në lidhje me këto mjete që përfshiheshin edhe në projektin e rindëritmit, por që në vitin 2022 këto kontrata nuk u rinovuan më për këtë arsye.

Ka pasur edhe kundërshtime, a keni hasur probleme dhe a ka pasur nga ata që nuk e kanë zbatuar një gjë të tillë?

Gerhard: Që prej muajit janar, trafiku ka pësuar një ndryshim. Parandalimi është detyra jonë kryesore. Konstatojmë mjete që nuk e zbatojnë por së bashku edhe me patrullën e Policës së Bashkisë së Tiranës, është një punë e përditshme ku nuk ka qëllim ndëshkimor. Çdo gjë është një monitorim edhe kemi marrë masa për mos lejimin gjithashtu të motoçikletave në Sheshin Skënderbej apo edhe të pengesave që hasen nga biçikletat në rrugën e këmbësorëve.

Mund të jetë menduar edhe një qasje tjetër në lidhje me qarkullimin e mjeteve më të vogla sesa të autobusave firzamonikë siç i quajnë edhe në përditshme?

Gentian: Mund të them që nuk janë këto mjetet të cilat bllokojnë qarkullimin sepse transporti me këto autobusa bëhët në orarin e pikut. Për sa kohë ky transport ka mangësi do të vazhdojë të ketë ngërç por që e theksojmë se kjo është një nga sfidat primare të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë