Ekskluzivisht për TAR, Sonila Hyseni sugjeron destinacionet perfekte për të dashuruarit ditën e Shën Valentinit!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio blogerja Sonila Hyseni për të na folur më shumë rreth udhëtimeve, destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri, eksperiencat e saj personale dhe jo vetëm. Si fillim Sonila na tregon se kë destinacione preferon më shumë të vizitojë. Zbuloni më shumë në këtë link.
Ndërkaq, a është Sonila një person që e pëlqen mëngjesin?
Në orën 4 të mëngjesit çohem vetëm kur shkoj në male. Kur e di që do të bëj një aktivitet që do të largohem nga Tirana jam me sy hapur që në 4 të mëngjesit. Kam 6 vite që e bëj këtë gjë dhe kam emocione si në fillim. Jam entuziaste dhe mezi pres të vi mëngjesi. I kam gjithmonë gjërat gati, me veshjet termike, me të gjitha pajisjet e tjera. Janë të gjitha veshjet që duhen në bazë të tipologjisë së udhëtimit që bën. Të duhen këpucët e malit, janë disa rregulla që i mëson me eksperiencën. Ka ndodhur me njerëz në grup që vinin me sandale dhe ju bënin këmbët cop. Nëse do ta vazhdosh si sport kujdesesh për garderobën. Duhet të kësh litar me vete, ndihmën e shpejtë në raste rreziku. Në mal është më e komplikuar, varet në çfarë vendi je, rrëzohesh, bie në lëndinë ose në humnerë, shyqyr nuk kam patur pengesa të tilla përveç ftohtit që kam pasur në ngjitje.
Sportet më të preferuara të Sonilës cilat janë?
Përveç hiking dhe kamping më pëlqen edhe rafting, kajak kam bërë pak por e kam provuar, është emocion, adrenalinë. Rafting do e veçoja, do të provoj climbing, më duket pak e vështirë por që këtë vit do e bëj, doja të futesha në kurs që t’ja merrja dorën sepse në natyrë nuk shkon dot pa bërë një kurs sepse mund të jetë e rrezikshme.
Shën Valentini po afron, çfarë destinacionesh sugjeron Sonila për të dashuruarit?
Duke qenë se është ditë e veçantë, unë nuk i di vëndet e luksit por sigurisht do të sugjeroja për çiftet që pëlqejnë të bëjnë gjëra ndryshe të frekuentonin destinacione në fshatra që janë të mbuluara me dëborë, të jenë në një kabinë druri. Sidomos në veri, në Lepushë, Vermoshë, Theth, bora është aty kështu që të dashuruarit mund të shkojnë në destinacione të tilla për diçka ndryshe, jo me atë komoditetin e hoteleve.