Nga lashtësia e deri më sot, si ka ndryshuar stili i grave shtatzëna!

Marisa Karabeci
21/03/2022

Në ditët e sotme, vëmë re se gratë shtatzëna po dalin duke ekspozuar barkun edhe në tapetin e kuq, ndërsa dikur gratë mbanin rroba të gjera për të mbuluar sa më shumë që të kishin mundësi, barkun e rritur. Evolucioni i stilit të shtatzënisë nuk ndodhi brenda natës, por ai na dha pamje të larmishme dhe të pasur përgjatë viteve dhe disa prej tyre janë për t’u admiruar. Më poshtë do t’ju tregojmë disa stile të ndyshme të grave shtatzëna për të dalluar ndryshimet kryesore midis epokave:

1. Vitet 1400-1600

Gratë në vitet 1400 vishnin fustane që ishin mjaftueshëm të mëdhaja për ta mbajtur të fshehtë shtatzëninë. Asgjë tjetër nuk kishte më shumë rëndësi sesa mbulimi i barkut dhe për ta bërë këtë, ato shpesh zgjidhnin materialet prej kadifeje. Një shekull më vonë, gratë filluan të përdornin përparëse për të fshehur barkun, gjë që u mjaftonte, veçanërisht pasi gratë qëndronin në shtëpi gjatë shtatzënisë. Vitet 1600 tregojnë edhe fustanin e parë të shtatzënisë, të quajtur “Adrienne”.

2. Vitet 1700-1800

Nga shekulli i 18-të, gratë mbanin korse që theksonin një qëndrim jashtëzakonisht të ngurtë dhe korsetë ishin bërë prej pëlhure të ngurtësuar. Ato e mbanin korsenë edhe gjatë shtatzënisë, ashtu siç e kërkonte moda. Shtatzënia ishte një gjendje që duhej të fshihej, kështu që gratë në epokën viktoriane bënin gjithçka që mundeshin për të fshehur rritjen e barkut. Ato ose do të mbanin një shall për të fshehur barkun, ose një fustan të fryrë.

3. Vitet 1900-1930

Gratë e klasave të mesme dhe të larta filluan të kishin opsione më të mira kur bëhej fjalë për veshjet e shtatzënisë, por gratë shtatzëna në klasat e ulëta shoqërore vazhduan të mbanin rroba të gjera dhe të mëdha. Fustani i parë i shtatzënisë u krijua në vitin 1904, si dhe rrobat e para të gatshme për shtatzëni në vitin 1911. Gratë inkurajoheshin të mbanin stile të lirshme gjatë shtatzënisë, sepse ato ende duhej të fshihnin shtatzënitë e tyre. Nga vitet ’20, ato filluan të vishnin fustane me rripa. Vitet ’30 panë një rikthim të një stili shtatzënie më femëror, me rrip në bel. Kështu gratë zgjidhnin fustane me rripa të rregullueshëm. Një dekadë më vonë, gratë kishin ende të njëjtin mendim në lidhje me rritjen e barkut.

4. Vitet 1940-1950

Në vitet ’30, nënat në pritje të ëmbël mund të vishnin veshje të veçanta në vend të fustaneve klasike. Zakonisht, ato vishnin gjëra të shtrënguara gjatë muajve të parë dhe visheshin më lirshëm kur fillonte të shfaqej rritja e barkut. Ky stil vazhdoi gjatë viteve ’40, së bashku me fustanet këmishë. Në vitet ’50, moda më në fund filloi të anonte drejt grave shtatzëna dhe për herë të parë kishte edhe gra që vishnin pantallona gjatë shtatzënisë. VIP-at sidomos shfaqeshin në ekran me barkun e fryrë, gjë që inkurajoi gratë të theksonin shtatzëninë dhe të ndryshonin mentalitetin e tyre.

5. Vitet 1960-1970

Gjatë viteve 1960, gratë filluan të blinin rroba për çdo fazë të shtatzënisë. Fundet u bënë më të shkurtra dhe stili hipi u bë një element kryesor i modës së shtatzënisë nga fundi i viteve ’60.

6. Vitet 1980-2000

Në vitet ’80, ishte koha për të shtuar volumin, përmasat dhe ngjyrat. Fustanet këmishë dhe shumëngjyrëshe ishin një trend në atë kohë. Në vitin 1991, Demi Moore pozoi shtatzënë në kopertinën e ‘Vanity Fair’, duke filluar kështu një trend që ne e shijojmë edhe sot e kësaj dite. Një trend që “bërtet”, gratë shtatzëna nuk duhet të fshehin trupin e tyre dhe duhet të ‘përqafojnë’ bukurinë e kësaj faze.

7. Vitet 2000

Falë viteve ’90, siluetat e grave shtatzëna u bënë shumë tërheqëse, gjë që i shtyu gratë e këtij shekulli të ri të tregojnë edhe më shumë barkun e tyre të rritur. Shumë personazhe të famshëm shtatzëna habitë me pamjen e tyre duke ekspozuar barkun në tapetin e kuq ose ndërsa bënin punë. Trupat e grave shtatzëna nuk kanë qenë kurrë kaq shumë në qendër të vëmendjes dhe të gjitha dukeshin më bukur se kurrë.

8. 2010-2020

Ndërsa ky shekull i ri e ka bërë të qartë se asnjë grua nuk duhet të fshehë barkun gjatë shtatzënisë, ne filluam të vëmë re disa stile personale të zbulimit të barkut. Gratë tashmë po ndërthurin rehatinë dhe modën në mënyrën e tyre personale, pasi çdo grua shtatzënë tregon stilin e saj. Ato ose ndjekin një stil ‘vintage’ ose zgjedhin një veshje moderne dhe komode. Një prej tyre është së fundmi Rihanna, e cila është cilësuar si një ndër Vip-at me stilin më të bukur të shtatzënisë.

Më shumë