”BEATSnBRUNCH” rikthehet përsëri në Liqenin Artificial!

Megi Daci
24/09/2022

Prej disa vitesh, “brunch” është kthyer në një alternativë interesante për fundjavat në Tiranë. Zgjimi i vonët i të dielës, natyra, ushqimi dhe muzika e mirë kombinohen në 25 Shtator në Beats n’Brunch.

Këtë të diel, e cila përkon dhe me ditën pa makina, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh të ndryshme, ku nuk do të mungojë dhe muzika më e mirë me DJ e njohur në kryeqytet, por jo vetëm.

Një e dielë alternative që nis në orën 12:00 dhe vazhdon deri natën vonë nën tingujt e muzikës elektronike me të ftuar ndërkombëtarë.

”BEATSnBRUNCH” rikthehet përsëri në Liqenin Artificial nën tingujt e muzikës elektronike! Festivali outdoor vjen si organizim i ”Go Wild” në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Bëhuni gati të shijoni edhe një herë muzikë të mirë dhe energji pozitive larg zhurmës së qytetit.
Plot 14 orë muzikë me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm ju mirëpresim ditën e dielë, në datën 25 Shtator, ora 12:00.

Hyrja është me bileta.
Për më shumë informacion, klikoni në link-un:
www.gowild.al

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë