Rikthehet së shpejti në Tiranë panairi “Green Fest”!

Megi Daci
28/09/2022

📍6 – 9 Tetor
📍Sheshi “Skënderbej”

Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, do të mbaj eventin më të rëndësishëm të vitit për Prodhuesit, Distributorët dhe Konsumatorin shqiptarë “Green Fest – Shijo Produktet Lokale ” në datat 6-9 Tetor në Sheshin “Skënderbej” .
Një ndër panairet më të frekuentuar nga konsumatorët Shqiptare, ku do të jenë pjesëmarrës 50 biznese të sektorëve të ndryshëm dhe 200 fermerë.

“Green Fest-Shijo Produktet Lokale” është festa më madhe e biznesit shqipfolës, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh i kompanive nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Kompanitë pjesëmarrëse ndër vite janë kryesisht të profilit agroushqimor, por jo vetëm .

Sektorët pjesëmarrës do të jenë: Birraritë, Pjie freskuese, Uji dhe Filtrat e Ujit, Produkte dhe Nënprodukte Mishi, Produkte Bulmeti, Produkte Ushqimore, Kantina Vere, Vaji i Ullirit, Ferma, Agroturizmi, Kulinaria, Produktet Bio, Banka dhe OJF dhe Restorante, Kafene etj.

Panairi do të konceptohet si një pikëtakim mes prodhuesve, importuesve dhe konsmuatorëve të cilët pritet të jenë të shumët në sheshin “Skenderbej”, ku fokusi kryesor eshte promovimi i kompanive qe operojnë në tregun Shqiptar.

“Green Fest – Shijo Produktet Lokale” do të bëjë të mundur:

  • Instalimin e teknologjisë informuese për krijimin e një guide përfaqësimi nga të gjithë sektoret pjesëmarrës;
  • Krijimin e një tregu multifunksional;
  • Prezantimin e qytetarëve me gamën e produkteve të prodhuesve shqiptarë në tregun vendas dhe prodhimet më të spikatura të importueseve që janë bërë pjesë e tregut tonë;
  • Promovimin e biznesit në panele vetjake dhe të organizuara;
  • Shkëmbimin e markave vjetore të tyre dhe serinë e prodhimeve të hedhura në qarkullim përgjatë një viti;

Rezervo hapësirën tënde duke dërguar një email tek [email protected]

Duke shfrytëzuar lokacionin gjeografik, në qendër të kryeqytetit Tiranë , si dhe rrjetin të gjerë që disponon Green Fest është kthyer në një ngjarje tregtare tashmë kyçe duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e mëtejshëm të zinxhirit të prodhimit kombëtare në sektorin e biznesit. Njëkohësisht Green Fest është kthyer në urë-lidhëse ndërmjet bashkëpunimit te biznesve ne Trojet Shqip Folëse dhe më gjerë.
Si ngjarje e rëndësishme në vend Green Fest çdo herë ka pas bashkëpunime të ngushta me institucionet e qeverisë së Shqipare dhe organizatave të cilat kanë projekte aktuale të fushës së Biznesit.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë