Instalacioni “Radura”

Megi Daci
19/10/2022

Radura është një instalacion i përkohshëm dizenjuar dhe ndërtuar nga arkitekti Italian Stefano Boeri. Pas qëndrimit/ekspozimit në disa prej qyteteve kryesore të Italisë, vjen në Tiranë në lulishten para Kryeministrisë si hapësira më e re interaktive e qytetit. Radura është menduar e dizenjuar të shenjojë një strehë nga kaosi dhe zhurma e qytetit, një hapësirë ku mund të ulesh, të pushosh, të presësh; veprime të përditshmërisë të cilat janë bërë të vështira gati të pamundura në ritmet e jetës së sotme urbane që në qendër ka lëvizjen, shpejtësinë dhe kohën e pamjaftueshme. Radura nuk është vetëm një përvojë vizuale dhe e prekshme, ajo në vetvete është një instrument muzikor, ritmi i së cilës formësohet dhe ndryshon në varësi të lëvizjes së vizitorëve.

Në mbrëmje ajo shndërohet në një rreth të ndriçuar duke e kthyer në vëmendje vizuale të kalimtarëve. Rudinëza është një objekt që ekziston gjithmon në rizbulim të vazhdueshëm, duke ndrysuar ngjyrat, ndriçimin e polifoninë.

Adresa: Blv. Dëshmorët e Kombit

Info

Të tjera