Art

Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës vjen për herë të parë në Tiranë!

Megi Daci
06/10/2022

Edhe 20 ditë na ndajnë nga Bienalja e Madhe e Grafikës!
Një eveniment kaq i rëndësishëm i organizuar për herë të parë në vendin tonë, falë vizionit të Galerisë së Arteve Tiranë, për të arritur një pjesmarrje të jashtëzakonshme, me artistë nga 49 shtete të botës. Më shumë se 500 vepra do të ekspozohen në ambientet e GAT, duke filluar që nga data 25 Tetor, ku do të kemi mundësi të gjithë të përjetojmë emocionet e bukura të çeljes së një ekspozite kaq të veçantë. Një pjesë e madhe e këtyre punimeve do të bëhen pjesë e fondit të GAT, falë dëshirës dhe optimizmit të vetë artistëve për t’i dhuruar ato!
Jemi mirënjohës dhe pafundësisht krenarë që me një organizim të tillë, të kuruar me detaje, emri i vendit tonë do të mund të përmendet në të njëjtat nivele me galeri të tjera të mëdha të Europës!

Organizatorët nga Galeria shprehin mirënjohje për një event të tillë:

“Jemi mirënjohës dhe pafundësisht krenarë që me një organizim të tillë, të kuruar me detaje, emri i vendit tonë do të mund të përmendet në të njëjtat nivele me galeri të tjera të mëdha të Europës!
Le t’a festojmë së bashku, në mbrëmjen e 25 Tetorit!”

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë